Vendosni fjalën kyçe....

Rilindja Demokratike poston lajmin kundër kunatit të Bashës, e fshin menjëherë


Gazeta pranë PD-së “Rilindja Demokratike” ka postuar një lajm për dyshimet që janë hedhur mbi kompanitë që qëndrojnë pas projektit të Portit të Durrësit.

Në media janë hedhur dyshime për lidhjen e kompanisë guaskë të “Symphony Invest Limited” e cila ka për administrator Oltjan Hoxholli i cili njëherësh ka qenë deri dje edhe administrator i Moveo Albania një kompani e cila ka aksione edhe Erion Isufaj, kunati i Lulzim Bashës.

Lajmi që botoi “RD”, ishte pikërisht me foton e kunatit të Bashës.

Lajmi ka qëndruar për rreth 30 minuta dhe pastaj është fshirë.

Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë gabim gazetaresk apo veprim i dirigjuar me qëllim goditjen e Bashës nga brenda radhëve të veta.