Vendosni fjalën kyçe....

Si u morën 2 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Durrësit duke përdorur Photoshopin për falsifikimin e dokumenteve


Katër persona janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen për përvetësimin e paligjshëm të një sasie prej rret 2 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Plepave.

Mes të arrestuarve është edhe juristi i Kadastrës së qytetit bregdetar, Mikel Zaho. Sipas prokurorisë personat në fjalë kanë përdorur Photoshopin për të falsifikuar dokumentet me anë të të cilave përvetësuan tokën.

Në pranga kanë rënë 62-vjeçari Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier,  36-vjeçari Giraon Aliko, lindur dhe banues në Plepa Durrës si dhe nëpunësi i Kadastrës, 43-vjeçari Mikel Zaho. 77-vjeçari Rakip Haxhiu është lënë në arrest shtëpie.

Personat e lartpërmendur akuzohen se kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe 550 metra katrorë ndërtese, në fshatin Vrinjë të Rrashbullit, Durrës, duke përdorur dokumente të falsifikuara.