Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka më përgatitje për dasmë të tretë, vafsh në djall.  Shqipëria peng i nacionalizmave në BE” – Rama nga Athina


Kryeministri Rama ka thënë nga Greqia se Shqipëria është peng i nacionalizmave të BE-së, për sa i përket mosçeljes së negociatave.

Ai merr pjesë në simpoziumin e 23-të ‘Symi’ në Athinë, i organizuar nga iish-kryeministri grek, Papandreu.

“Qëndrimi bullgar është rezultat i asaj çka Bullgaria mësoi brenda BE nga të mëdhenjtë. Bullgaria mësoi se mund të përdorësh politikën lokale për të bllokuar të tjerët. S’doja ta përmendja, po nuk je i vetmi, por në Ballkan, kur kopjojmë shkojmë më tutje se sa origjinali. Ne jemi pengje të nacionalizmeve të BE. Rrugëtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor po varet gjithmonë e më tepër nga nacionalizmat e BE. Kur flas për nacionalizmit, flas për ato vende të rëndësishme që mbajnë peng udhëheqësit, që ende nuk janë nacionalist dhe bien pre e këtyre lojërave të përdorjes së KE-së për t’i shtrydhur vendet e Ballkanit për t’i treguar muskujt vendeve të tyre. BE është një vend ku luhen lojëra të udhëheqësve jonacionalistë.” – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se Shqipëria është përgatitur dy herë për çeljen e negociatave dhe nuk ka ndërmend të përgatitet për një herë të tretë. Rama theksoi se vendi do zhvillohet jo për t’u integruar por sepse duhet.

“Bullgaria është dëm kolateral në këtë aspekt. Mendoj se nuk duhet që të biem pre e dëshpërimit, zhgënjimit, pasi e kemi mësuar këtë moton; ‘Na merrni, se po mos të na merrni ju, do na marrin ça të tjerë’. Martohuni me ne, se do dalin ça të përdala të na marrin”. Por nuk funksionon kështu! Ne e kemi parë veten të përgatitur për dasmën e madhe, me dekorimet e bëra dhe kemi marrë orkestrën më të mirë sepse KE tha se jeni gati të nisni bisedimet. Pasi kur e thotë KE, ai është organizimi i duhur për ta thënë këtë. Dasma e parë, nusja nuk erdhi, mirë! Dasma e dytë, nusja e dytë nuk erdhi. S’ka më përgatitje për një dasmë të tretë, vafsh në djall. Dhe mbetet sikur vendi është i tradhtuar dhe ne na mbetet që të vazhdojmë. Aspak, pasi një superfuqi që na e kërkon ta bëjmë këtë, por është e mirë për fëmijët tanë. Procesi bazohet në njohuritë e ndërtimit të institucioneve. Kjo është arsyeja se pse duhet të ecim përpara. A njihet apo jo kjo nga Brukseli, s’duhet të na lërë pa gjumë.” – shtoi Rama.