Vendosni fjalën kyçe....

Sllovakia drejt hapjes së ambasadës në Jerusalem


Sllovakia planifikon të hapë mision diplomatik në Jerusalem në shtator në mënyrë që tani të bjerë nën ministrinë e jashtme të vendit.

Sllovakia u zotua për herë të parë për të hapur një mision kulturor në Jerusalem në 2018, kur ish-presidenti amerikan Donald Trump ishte në pozitë dhe po bënte presion ndaj bashkësisë ndërkombëtare për të përcjellë SHBA’në në zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, raporton The Jerusalem Post

Ish-kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu bëri presion mbi këtë çështje, me ish-ministrin e jashtëm Gabi Ashkenazi, duke ia theksuar atë homologut të tij sllovak Ivan Korcok. Ministri i Jashtëm Yair Lapid gjithashtu foli për këtë me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Ivan Korcok.

Që nga zhvendosja e ambasadës amerikane në 2018, vetëm tri vende të tjera kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem; Kosova, Hondurasi dhe Guatemala.