Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar buletinin me të dhënat e fundit nga situata pandemike në vend.
Në 24 orët e fundit janë kryer 4051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 13 qytetarë në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës, nga 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Vlorë, Kamëz.
Aktualisht janë 112 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,061 që nga fillimi i epidemisë.