Vendosni fjalën kyçe....

“300 mijë lekë arka me peshk deti dhe celulari Samsung” –Dhuratat që mori zv.ministrja Voda për një vend pune sipas hetimeve të SPAK-ut


Të tjera përgjime të SPAK-ut janë publikuar në media, lidhur me hetimin ndaj ish-zv.ministres së Brendshme Rovena Voda, e cila ndodhet në “arrest me burg” pasi akuzohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme parash për punësimin e avokates Florida Beu në dikasterin ku punonte ajo.

Përveçse i ka premtuar punësim në ministri avokates Florida Beu, në këmbim të 2 mijë eurove, për zonjën Voda nuk kanë munguar as dhuratat e tjera.

Hetimet e publikuara sot nga “Shqiptarja.com” tregojnë se ajo ka përfituar edhe një telefon celular dhe një arkë me peshk deti. Po ashtu sipas SPAK, rezulton se Voda përdorte automjetin e Ministrisë së Brendshme, me targa MB276AA, për të marrë ryshfetin.

Siç shkruan “Shqiptarja.com”, më 6 mars të vitit 2020, Rovena Voda, së bashku me Florida Beun dhe Majlinda Hasanin, personi i cili shërbeu si ‘urë’ lidhje mes ish-zv.ministres dhe Beut, kanë hipur në automjetin e Ministrisë së Brendshme, dhe kanë shkuar në Portin e Durrësit për të marrë arkën me peshk që, sipas përgjimeve, rezulton se ia kishte dhënë Beu.

PËRGJIMET PËR CELULARIN “DHURATË”

Florida Beu dhe Majlinda Hasani bisedojnë me njëra tjetrën për përgatitjen e dokumentave të nevojshme për punësimin, ku e para i thotë të dytës se Rovenës i bleu “Samsung” pasi nuk preferonte “Iphone”.  

Ato kanë biseduar gjithashtu se aplikimi do të bëhej për pozicionin “specialist” në Ministrinë e Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë, në Ministrinë e Financave.

Pjesë nga përgjimet e SPAK:

Më datën 25.02.2020, ora 17:31:29 midis shtetasve Florida Beu dhe shtetases Majlinda Hasani zhvillohet biseda me përmbajtje si më poshtë:

Florida: Më ngeli mëndja mos donte më shunë kjo.

Majlinda: Moj ti je budallaqe edhe aq e ka shumëë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë ta hap atë kokën ashtu si di vetë.

Florida: Kam hall e mos donte mëë shumë që të paktën të na vej në një vënd tamam.

Majlinda: Ja thashë unë tashti e do ik-i prap t’ja them, dëgjo këtu se ajo pesëqind mijë lekë do marri do ja dy vjet ti laj këto që do ju japi juve jo vjen PD , PS e heq gocën i them, mos më cani …..

Rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë.

Florida: Se di sa jepet në këto raste?

Majlinda: Mirë me e ke edhe dy do japësh asaj  

Florida: Po pra tamam.

Majlinda: Ti hic.

Florida: E më thotë mua më

ARKA ME PESHK DETI

Një tjetër nga dhuratat ishte edhe  një arkë me peshk deti, për të cilën Beu shprehet se ka kushtuar jo pak por plot 300 mijë lekë të vjetra.

Përgjimi:

Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë

Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për “Tetë Mars” ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë peshk deti të shtrenjtë

Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait tja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë