Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Shqipëria të marrë parasysh rolin e studentëve në ndërtimin e një të ardhme të ndritur


Këtë paradite, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për vitin 2021-2021.

Sikurse bën me dije Ambasada në një njoftim, ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë korrupsionin, Reformën në Drejtësi, Integrimin në BE dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Ambasadorja i nxiti studentët që të merrnin parasysh rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

“Ambasadorja Kim takoi klasën e Programit LEAD Albania të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit për vitin 2021-2021. Ata diskutuan një sërë temash, duke përfshirë korrupsionin, reformën në drejtësi, integrimin në BE dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Shqipërinë.

Ambasadorja theksoi se kjo është një kohë e rëndësishme për Shqipërinë dhe se studentët kanë aftësinë të ndikojnë në drejtimin e vendit. Ajo i nxiti ata që të merrnin parasysh rolin e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur. LEAD Albania është një program për zhvillimin e udhëheqjes, i cili synon të ofrojë përvojë konkrete në procesin e qeverisjes së Shqipërisë për profesionistë të rinj e të talentuar.”– thuhet në njoftimin e Ambasadës.