Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtë të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga përmbytjet në Gjermani


Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të rënda në Gjermaninë perëndimore.

Më e keqja e përmbytjes ka qenë në shtetin e Rheinland-Pfalz, ku siç shkruan BBC rreth 50 persona kanë pritur nëpër çati për t’u shpëtuar nga ekipër e kërkim-shpëtimit.

Të paktën 30 njerëz janë zhdukur në rajonin kodrinor Eifel pasi disa shtëpi u shembën, si pasojë e përmbytjeve.

Pjesa më e madhe e përmbytjes u shkaktua nga dalja e lumit Ahr nga shtrati si pasojë e shirave të dendur, i cili derdhet në Rhine.

Malu Dreyer, kryetare e shtetit Rhineland-Palatinate, e përshkroi përmbytjen si një “katastrofë“.

“Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë njerëz ende janë në rrezik.”- tha ajo. “Të gjitha shërbimet tona të urgjencës janë në veprim 24 orë dhe rrezikojnë jetën e tyre.”

Helikopterët e policisë dhe ushtria janë vendosur në disa zona për të ndihmuar banorët e bllokuar. Disa shkolla janë mbyllur, ndërsa lidhjet e transportit hekurudhor dhe rrugor janë ndërprerë rëndë në perëndim të vendit.

Rreth 25 shtëpi janë në rrezik të shemben në rrethin e Schuld bei Adenau në rajonin Eifel, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.