Vendosni fjalën kyçe....

Grabitet pronari i një supermarketi në Peqin, i zunë pritë tre persona me kallashnikov


Grabitet gjatë natës pronari i një supermarketi në Peqin. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, ku shtetasi Agim Spahiu është ndaluar nga disa persona, është dhunuar dhe më pas i kanë grabitur xhiron ditore të supermarketit.

Sipas televizionit “News 24”, dyshohet se kanë qenë tre persona të armatosur armë zjarri tip kallashnikov ata që kërcënuan pronarin e këtij biznesi. Pasi morën shumën e parave, të dyshuarit u larguan me një automjet që i priste në vendin ku kryen grabitjen.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa priten informacione të tjera mbi ngjarjen në vijim.