Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Mësohet se një pushues 77-vjeçar nga Kosova është mbytur në det.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:06 në bregdet, ku pavarësisht ndihmës së parë, i moshuari me inicialet Z.Z. nuk ia doli të mbijetonte.
“Rreth orës 12:05, në plazhin e Tales, Lezhë është mbytur në det shtetasi Z.Z.,rreth 77 vjeç, banues në Kosovë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.