Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, Partia Demokratike ka miratuar listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët do të kalojnë për votim në Kuvendin Kombwtar, më 17 Korrik.
Sipas Partise Demokratike, do të zgjidhen 300 anëtarë të Këshillit Kombëtar, ku jo më pak se 30% do te jenë femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35 vjeç.
Sipas statutit të Partisë Demokratike anëtarët aktualë të kryesisë, ish-Presidentët, ish-kryeministrat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e partisë që janë anëtarë, apo edhe kryetaret e bashkive nuk i nënshtrohen votimit.
Këtu përfshihet Sali Berisha, Tritan Shehu, Eduard Selami dhe Bujar Nishani, por edhe emra të tjerë.
Po ashtu këtij votimi nuk i nënshtrohen edhe deputetët që kanë dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit si dhe kryebashkiakët demokratë që kanë qenë të tillë deri më 2019.