Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë në Partinë Demokratike e nisur në orën 18:00.
Në një deklaratë për mediat, anëtari i saj, Fatbardh Kadilli u ka bërë thirrje demokratëve që të luftojmë për të pasur një parti të pastër dhe fituese duke hapur një proces bashkëbisedimi për të mundur Edi Ramën.
Duke folur mbi propozimet që parashtroi para kryesisë, Kadilli tha se u dëgjuan dhe u gjykuan, por që bashkë me anëtarët e tjerë dhe kryetarin Basha ndajnë mendime të ndryshme.
“Duhet të luftojmë për ta bërë këtë parti të pastër, konkuruese dhe fituese. Propozimet e mia u dëgjuan dhe u gjykuan por me anëtarët e kryesisë dhe kryetarin Basha ndajmë mendime të ndryshme. Uroj që Kuvendi Kombëtar dhe u bëj thirrje demokratëve për të hapur një proces bashkëbisedimi për të mundur Edi Ramën dhe për të mundur të keqen e shqiptarëve”- u shpreh Kadilli.