Vendosni fjalën kyçe....

Varrezë në Përmet i përket viktimave të Komunizmit? Reagon Ministria e Kulturës: Është mesjetare


Ditën e sotme u raportua se në Përmet gjatë punimeve u zbulua një varr masiv.

Shoqata e ish-të përndjekurve politikë nëpërmjet përfaqësuesit të saj Nebil Çika pretendoi se kishte të bënte me viktimat e kohës së komunizmit të pushkatuara nga regjimi i asaj kohe.

Por Ministria e Kulturës ka reaguar mbrëmjen e sotme duke thënë se ky varr është zbuluar një javë më parë

Sipas saj specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër pezulluan punimet në e projektit “Task 5” dhe pas rezultateve paraprake mendohet se është varrezë e periudhës mesjetare.

Reagimi i Ministrisë së Kulturës:

Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet!

Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshilit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.