Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që ish.kreu i TASK Forcës së Operacionit Forca e Ligjit të mbetet i pezulluar.
Ajo ka mbyllur hetimet ndaj Artan Shkëmbit i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor në kohën kur mbante postin e lartpërmendur.
Ai u pezullua nga detyra në 28 shtator 2020 dhe që prej asaj kohe ka qenë nën hetim. Hetimi ndaj tij nisi pasi Shkëmbi akuzohet se lajmëroi dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn se ishin nën hetim për pasurinë e tyre.
Sipas autoriteteve gjermane, Prroni e Vukaj janë lajmëruar për këtë gjë më herët në mënyrë që të marrin masa.