Vendosni fjalën kyçe....

Arrestimi i ish-kryebashkiakut Fatos Tushe, Eriselda Sefa zgjidhet në krye të bashkisë së Lushnjës


Dhjetë ditë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, zgjidhet personi që do ta zëvendësojë në këtë detyrë.

Sikurse raporton “Top Channel”, kryetarja e re e Bashkisë Lushnjë do të jetë Eriselda Sefa.

Ajo u votua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me 29 vota pro, 4 vota kundër dhe 1 abstenim.

Kjo vjen pas shkarkimit nga detyra të Fatos Tushes, i cili u arrestua nga SPAK pas akuzave për abuzimin me tenderin 240 milionë lekësh të kanalit vaditës të dy fshatrave.

Në raste të tilla kur shkarkohet kryebashkiaku, posti i takon njërit prej nënkryetarëve të bashkisë.

E aktualisht bashkia Lushnjë ka dy nënkryetarë, Gentian Nushin dhe Eriselda Sefan. Por i pari që në fillim të mbledhjes u tërhoq nga gara për shkak të funksionit që luan edhe si kryetar i PS-së së Lushnjës.

Kështu votimi u bë vetëm për nënkryetaren Eriselda Sefa.