Tetë aktivistë të Partisë Socialdemokrate në Kosovë janë arrestuar nga policia në Prishtinë. Ata janë ndaluar pasi sipas bluve, kanë hedhur bojë ndaj disa makinave zyrtare.
“Të njëjtit vazhdimisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare.” – thuhet në njoftimin e policisë së Prishtinës,
Ndërkaq PSD-ja ka kërkuar lirimin e aktivistëve të saj duke akuzuar policinë për ushtrim dhune në mënyrë brutale. Mes të arrestuarve është edhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipërik Besa Shahini, Dardan Molliqaj.
“Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kaloj heshtur e nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit.” – thuhet në reagimin e PSD-së shkruan Koha.