Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen tetë persona në Tiranë


Tetë persona janë arrestuar 24 orët e fundit në Tiranë. Ata akuzohen për vepra të ndryshme penale.  

Dy persona akuzohen për shitje lëndësh narkotike ndërsa dy të tjerë për sherr për morive pronësie.

Tre qytetarë janë prangosur pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa një tjetër pasi kishte thyer masën ‘arrest në shtëpi’.

Njoftimi

“Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim L.(A). J., 34 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. B., 37 vjeç, pasi u konstatua jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Gj., 53 vjeç dhe A. Gj., 46 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive pronësie. Gjithashtu, shtetasi B. Gj. ka dëmtuar me sende të forta mjetin e A. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Ç., 48 vjeç, A. L., 22 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”