Vendosni fjalën kyçe....

Basha pas takimit me Abazoviç: Diskutuam për demokracinë, integrimin evropian e rajonin


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në deklaratën për media pas takimit me zv.kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e vlerësoi atë duke e cilësuar atë një etalon të guximit, ndërsa theksoi se ka diskutuar me të tema që nga demokracia, e deri te politika reale.

Sot kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikpritjes të zëvendës kryeministrit të parë shqiptarë të fqinjit tonë verior, Republikës së Malit të Zi, zotin Dritan Abazoviç. Karriera politike e të cilit është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë por të domosdoshme për një shoqëri dhe për një vend midis forcave për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor dhe rrezikut permanent të autokracisë

Sy dyti, është një kënaqësi e veçantë sepse interesi i Partisë Demokratike dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombësit tonë në Malin e Zi, ka qenë dhe mbetet permanent dhe gjatë bisedës së sotme konstatova me kënaqësinë më të madhe se përkushtimi i zëvendës kryeministrit Abazoviç tashmë bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty dhe në tërësi nga qytetarët e Malit të zi, por edhe nga Partia Demokratike qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit natyrisht kanë variuar nga demokracia tek politikat rajonale dhe tek objektivat që na përbashkojnë, zhvillimi ekonomik i vendeve dhe i popujve tanë dhe integrimi evropian i dy vendeve tona pas përmbylljes me sukses të sfidës së Malit të Zi për tu anëtarësuar në NATO si anëtari më i ri, natyrisht edhe me mbështetjen e Shqipërisë. Ndaj dua ti uroj edhe personalisht për këtë vizitë të parë zyrtare në Tiranë dhe në selinë e Partisë Demokratike, sukses në misionin e tij fisnik, sfidues si zëvendës kryeministër i qeverisë së Republikës së Malit të Zi dhe si një etalon i guximit për të modernizuar dhe vënë në funksion të qytetarëve politikën si një instrument ndryshimi”- tha Basha.