Një zjarr ka rënë në një magazinë të Arkivës së Shtetit në Lundër, ndërkohë që raportohet vetëm për dëme materiale.
Zjarri është shuar nga forcat e shërbimit të zjarrfikëseve ndërsa po kryhen hetime nëse është i qëllimshëm apo jo.
“Më datë 15.07.2021, rreth orës 19:30, në Lundër, ka rënë zjarr në një magazinë, ku ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikseve të cilat kanë vënë në kontroll flakët dhe po punojnë për fikjen e tyre.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga nxehtësia e lartë të disa baterive“-thuhet në njoftim.