Mijëra demonstrues anti-vaksinë u mblodhën të mërkurën në qytetet t më të mëdha të Greqisë për të protestuar në lidhje me planet e qeverisë për të vaksinuar fëmijët nga mosha 15 vjeç e sipër.
Protestat u zhvilluan jashtë parlamentit në Athinën qendrore dhe në qytetin verior të Selanikut si dhe në disa qytete të tjera kryesore.
Autoritetet greke kanë fajësuar për rritjen e fundit të rasteve me Covid-19 grumbullimin e njerëzve në vendet e argëtimit. Sipas kufizimeve të reja, vendet e argëtimit do të jenë të hapura vetëm për njerëzit që janë të vaksinuar. Po kështu është planifikuar një politikë e detyrueshme vaksinimi për punëtorët në institucionet e kujdesit dhe spitalet.
Në Athinë, protestuesit brohorisnin ‘Mbajini duart larg fëmijëve tanë’ dhe ngritën një banderolë ku shkruhej: ‘Ne i themi jo helmit të vaksinës’.
Pak më shumë se gjysma e popullsisë së Greqisë ka marrë të paktën një dozë vaksine. Duke filluar nga e enjtja, fëmijët e moshës 15 vjeç e sipër do të lejohen të rezervojnë një takim vaksinimi me pëlqimin e prindërve.
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani