Kulla Eiffel do të rihapet më në fund për vizitorët të Premten, pasi mbylljes nëntë mujore që ka qenë edhe periudha më e gjatë që ka qëndruar mbyllur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Siç shkruan France24, ashensorët e “Zonjës së Hekurt” do të kthehen në jetë, duke transportuar turistët dhe duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pasiviteti të shkaktuar nga pandemia e Covid-19.
Megjithatë kapaciteti ditor është vendosur të kufizohet në 13 mijë njerëz, rreth gjysma e nivelit normal, në mënyrë që të respektohet distancimi shoqëror.
Dhe nga e mërkura e javës së ardhshme, vizitorët do të duhet të tregojnë ose prova të vaksinimit ose një test negativ, në përputhje me kërkesat e fundit të vendosura nga qeveria.
“Padyshim që është një ndërlikim shtesë operacional, por është i menaxhueshëm.”- i tha AFP-së kreu i kompanisë operative, Jean-François Martins.
Rezervimet e hershme për bileta gjatë periudhës së pushimeve verore nënvizojnë se si industria e turizmit në Paris ka ndryshuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit.
Martins tha se kishte një “mungesë pothuajse totale” të mbajtësve të biletave nga Britania, ndërsa vetëm 15 përqind ishin amerikanë dhe shumë pak janë nga Azia.
Gjysma e vizitorëve pritet të jenë francezë, ndërsa italianët dhe spanjollët përbëjnë një përqindje më të lartë se zakonisht.
#JeudiPhoto | Retour sur le feu d’artifice du #14Juillet tiré depuis @LaTourEiffel ! pic.twitter.com/Jz4cghPR9j
— Paris (@Paris) July 15, 2021