Vendosni fjalën kyçe....

Lehtësimet e verës në Shqipëri


Sanitarja Tire Alldervishi i lirua sot nga burgu. Gjykata vendosi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Alldervishit, që u arrestua me akuzën e korrupsionit më 13 janar 2021, pasi u akuzua nga vajza e një pacienteje në spitalin Covid 2.

Sipas saj, Alldervishi i sihte zhvatur rreth 8 milionë lekë të vjetra duke u shtirur si infermiere për t’i bërë shërbim së ëmës që më pas ndërroi jetë. Gjykata e ka lënë Alldervishin në arrest shtëpie.

Lirimi i Alldervishit është i fundit këto ditë vere. Më herët, gjykata ka caktuar masën arrest shtëpie për ish.zv-ministren e Brendshme Rovena Voda.

Ajo akuzohet për ryshfet pasi dyshohet t’i ketë marrë 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk Florida Beut për ta punësuar këtë të fundit.

Pak ditë më parë, gjykata dënoi me 10 vite burg ish-efektivin e policisë, Nevaldo Hajdaraj, i cili u gjykua fajtor për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha më 8 dhjetor 2020.

Fillimisht Hajdaraj u dënua me 15 vite burg por përfitoi ngë gjykimi i shkurtuar. Pas vendimit, babai i 25-vjeçarit të vrarë, Qazim Rasha tha se kjo nuk ishte drejtësi, duke kritikuar ashpër vendimin e gjykatës.