Kampioni i Premier Ligës angleze po përgatit dy oferta marramendëse për yjet anglezë. Manchester City po synon që të arrijë marrëveshje këtë verë për yllin e Tottenham Harry Kane dhe atë të Aston Villas Jack Grealish.
Kampioni aktual i Premier Ligës është i gatshëm për të shpenzuar shuma marramendëse këtë afat kalimtar të transferimeve, dhe po përgatitë ofertat për Kane dhe Grealish, raporton “The Athletic”.
Trajneri Pep Guardiola dëshiron me çdo kusht që ta përforcojë repartin e sulmit dhe të mesfushës, ku listën e të dëshiruarve për t’i transferuar në stadiumin “Etihad” e kryesojnë Harry Kane dhe Jack Grealish.
Sezonin që lamë pas, Harry Kane regjistroi 33 gola dhe 17 asistime në 49 ndeshje për skuadrën e Tottenham, kurse Grealish në 27 paraqitje për Aston Villan ka regjistruar shtatë gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.