Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lipjan të Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gadime dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes fëmijëve dhe më pas është kthyer në konflikt mes prindërve. I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj.
“Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ‘6 Maji’ në fshatin Gadime në Lipjan.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar.”- tha Borovci.