Zhduket në Tokio atleti nga Uganda, nisin kërkimet


Një atlet nga Uganda është zhdukur në Japoni. Ngjarja vjen pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike të Tokios.

Autoritetet e vendit janë vënë në kërkim të 21-vjeçarit Julius Sseketoleko, peshëngritësit  që përfaqëson vendin afrikan në vepriomtarinë e rëndësishme.

Sportisti nuk është paraqitur sot për testin Covid-19 sipas kalendarit e po kështu num u gjet as në hotelin ku po qëndron kombëtarja e Ugandës.

Më 19 qershor, dy anëtarë të ekipit të Ugandës dolën pozitivë në testet Covid-19.