Vendosni fjalën kyçe....

“Vetëvrasja e Assange në burg gjithnjë e më e mundshme” – Mjeku i njohur amerikan


Një mjek, i cili u është bashkuar profesionistëve të tjerë mjekësorë në thirrjen për lirimin e Julian Assange nga burgu, tha se ndalimi arbitrar dhe mizor i bashkëthemeluesit të WikiLeaks vazhdon ta vërë atë në rrezik të vetëvrasjes.

Dr. William Hoge tha se Assange ka të njëjtat shqetësime në lidhje me shëndetin mendor, me ato që çuan në  bllokimin e ekstradimit të tij në SHBA nga Gjykata e Lartë në Londër.

Hogan ishte midis më shumë se 200 ekspertëve mjekësorë që nënshkruan një letër të hapur të botuar muajin e kaluar në revistën e respektuar mjekësore ‘The Lancet’, e cila kërkonte t’i jepte fund ‘torturës dhe pakujdesisë mjekësore’ me të cilën u përball gazetari australian që ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë në Londër.

Mjeku dhe akademiku amerikan cituan dëshmitë e ekspertëve që sugjerojnë se Assange vuan nga ‘shenja të rënda të sëmundjes mendore dhe stresit mendor’, duke përfshirë halucinacione. Lirimi i Assange do të ishte hapi i parë në përpjekjen për të rregulluar dëmin e gjerë psikologjik që i është shkaktuar, shpjegoi Hogan.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani