Kërkimet e një babai për djalin e tij të rrëmbyer, që zgjati 24 vjet dhe e çoi atë në një udhëtim të gjatë nëpër Kinë me motor ka përfunduar me ribashkimin e tyre.
Kërkimi i Guo Gangtang për të gjetur djalin, i cili u mor nga shtëpia e tij në fshat si një foshnjë, ishte frymëzimi për ‘Lost and Love’, një film popullor i vitit 2015 që nxori në pah problemin e rrëmbimeve të fëmijëve në Kinë.
Guo, tani 51 vjeç, dhe gruaja e tij përqafuan djalin e tyre Guo Xinzhen kur familja u takua më në fund përsëri në një ngjarje të transmetuar në mediat shtetërore.
Policia arrestoi një burrë, 56 vjeç dhe një grua, 45 vjeç, në lidhje me rrëmbimin e djalit, që asokohe ishte 2 vjeç e gjysmë. Ngjarja ndodhi më 21 shtator 1997.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani