Gjatë një raportimi lajmesh të mërkurën, gazetarët e CNN ia lanë fajin ngrohjes globale për protestat në Kubë duke thënë se demonstratat e mëdha kundër qeverisë komuniste u nxitën pikërisht nga ndryshimet klimatike.
CNN u tha dhjetëra shikuesve të tij se ngrohja globale nxorri i mijëra kubanezët nga shtëpitë e tyre në rrugë, me nxehtësinë që i bëri ata të bërtisnin nën delir gjëra të tilla si “Liri!” dhe të kërkojnë ndryshim nga sundimtarët e tyre socialistë.
Sipas ekspertëve të CNN, nuk ka asnjë gjasë që protestuesit të mund t’i kundërvihen dashurisë dhe dhembshurisë së një qeverie socialiste, duke i bërë ata të arrijnë në përfundimin se fajtori këtu duhet të jetë ngrohja globale.
“Është shumë tragjike se si ndryshimi i klimës shkaktoi këtë protestë të tmerrshme.” – tha reporteri i lajmeve të CNN, Ronald Mahogany, duke nxjerrë pamjet e kubanezëve që mbanin flamurin amerikan dhe marshuan kundër qeverisë së tyre.
“Ne duhet të kërkojmë veprime mbi klimën nga qeveria jonë menjëherë nëse duam të ndalojmë protestat e mëtejshme që do të zhvillohen në të gjithë globin. Ne jemi thjesht me fat që kjo nuk ka ndodhur ende në Korenë e Veriut. Kjo e gjitha mund të ishte parandaluar nëse do kishim dëgjuar Gretën.” – shtoi ai duke iu referuar aktivistes Greta Thunberg.