Audiot e fundit të rrjedhura nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kanë zbuluar një bisedë ku pioneri i Superligës Evropiane tregon një anekdotë në lidhje me ish-yllin e ekipit, Mesut Ozil dhe ish-të dashurën e tij.
Në fillim të viteve 2010, pas një fushate mbresëlënëse në Kupën e Botës me Gjermaninë në Afrikën e Jugut, lojtari asokohe 21 vjeç, u drejtua për në ‘Bernabeu’, ku fituesi i tripletës me Interin, portugezi Mourinho, sapo kishte marrë drejtimin e ekipit merngues.
Në audion e rrjedhur, Perez hedh dritë mbi një pjesë të procesit të tij të përshtatjes duke shpjeguar se ai ‘erdhi këtu në moshën 21 vjeç’ si ‘një turk i brezit të tretë dhe më pas zbuloi Madridin’.
“Nuk kishte asgjë – nuk kishte turq të brezit tretë apo të dashur”, thotë Perez.
“Ai e largoi të dashurën e tij dhe ndryshoi stilin e jetës, duke rënë në një model italian nga Milano. Ai kishte një avion privat, kështu që ai do të fluturonte atje, të bënte seks dhe të kthehej.” – thuhet më tej në audio.
Sipas Perez, pasi i hipën nervat Mourinhos një ditë, portugezi iu drejtua duke i thënë: “Hej, Ozil, idiot, më lër të të them diçka sikur të isha babai yt, sepse kjo vajzë me të cilën ti po del ka bërë seks me të gjithë te Interi e Milani, përfshirë stafin e dy skuadrave”.
“Ozil më pas e la atë.” – përfundon Perez.
Si pjesë e të njëjtit material, 74-vjeçari gjithashtu kritikon ish-mesfushorin e Spanjës, Guti, të cilin ai e quajti ‘një idiot, armiku i tij më i keq’.
“Ai i ka turinjtë si dhi.” – shtoi ai për tre herë fituesin e Ligës së Kampionëve.
Duke folur për epokën e ‘Galacticos’, ai shau ish-lojtarin e Barcelonës Luis Figo si dhe trajnerin e tanishëm të ekipit rezervë të Real Madridit, Raul Gonzales.
“Luis Figo është ai që ua ngre nervat të gjithëve në dhomën e zhveshjes. Ai ka qenë një bir kurve, si Raul,” tha Perez.
“Dy vezët e këqija në shportë ishin Figo dhe Raul. Më i miri ishte Zinedine Zidane, pa dyshim.”
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani