Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri i ushtrisë amerikane bën ulje të detyruar në rrugët e Bukureshtit në Rumani (Video)


Një helikopter ushtarak amerikan bëri një ulje emergjente në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, të enjten, ndërsa po stërvitej për paradën e Ditës së Aviacionit. Askush nuk u lëndua, por ekipet e zjarrfikësve u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Helikopteri amerikan ‘Black Hawk’ shembi dritat e rrugës dhe bllokoi trafikun ë vendin ku u ul. Videot e postuara në mediat sociale tregojnë momentin kur mjeti ajror ule në rrugë.

‘The Journal’ raportoi se ‘Black Hawk’ po fluturonte me pesë helikopterë të tjerë, kur papritmas humbi lartësinë dhe u ul në rrethrrotullimin e Sheshit ‘Charles de Gaulle’ në Bulevardin ‘Aviatorilor’.

Ambasada e SHBA-së në Rumani lëshoi ​​një deklaratë për mediat, duke thënë se po punon me zyrtarë rumunë për të zgjidhur situatën.

Media rumune citoi Konstandin Spinu, një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, të thoshte se avioni po stërvitej për paradën e Ditës së Aviacionit të planifikuar për 20 korrik.