Kampionët e rinj të Europës, Bonuçi e Kielini, po kalojnë pushimet bashkë me familjet e e tyre në ishullin e Sardenjës.
Ata kanë postuar një foto me një pjatë makarona para duke ironizuar se do vijojnë të hanë makarona.
Ironia e dyshes së mbrojtësve të Juventusit vjen pasi analistët sportivë e tifozët e Anglisë u tallën me lojtarët italianë para ndeshjes finale duke përmendur ndër të tjera edhe ngrënien e makaronave.
Pas fitores në finale, Bonuçi, u shfaq para kamerave të vendosura në fushë duke iu drejtuar tifozëve anglezë me fjalët: Do duhet të hani ende makarona!