Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur menjëherë pas fjalës së kryedemokratit Lulzim Basha komisionin e miratimit të punimeve.
Në krye të komisionit u zgjodh Jemin Gjana, ndërsa anëtarë do të jenë Gazment Bardhi, Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi.
Ndërsa në Komisionin për ankimimet u zgjodhën nga Kuvendi: Lulzim Omuri, kryetar, Marinela Ziu dhe Minushe Lazaj, anëtare.
Më pas Kuvendi Kombëtar i PD-së miratoi edhe të gjitha propozimet e kryetarit Lulzim Basha, mbi ndryshimet në Statutin e Partisë.
Kujtojmë se Basha propozoi 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve, krijimin e Këshillit Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale, zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimin e strukturës së përhershme të Këshillit Koordinues i Qarkut.