Pas shpalljes në kërkim, arrestohet ish-kreu i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.
Kujtojmë se një ditë më parë, në kuadër të operacionit të koduar “INSPEKTORATI”, u ndaluan edhe kryeinspektori aktual dhe 3 inspektorë të IMT-së. Ata akuzohen se lejuan ndërtimin pa leje.
“Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Inspektorati’, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan penalisht 3 të tjerë për veprën penale ‘Shpërdorim Detyre’, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor E. Xh., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale ‘Shpërdorim i detyrës’.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.