Vendosni fjalën kyçe....

Lufthansa prezanton përshëndetjet neutrale gjinore gjatë fluturimit, zëvendëson ‘zonja e zotërinj’ me ‘mysafirë të dashur ’


Linja ajrore gjermane ‘Lufthansa’ do të heqë përshëndetjet tradicionale ‘zonja e zotërinj’ për udhëtarët në favor të një alternative asnjanëse gjinore. Lufthansa është linja ajrore e radhës që e bën këtë gjë, pas ‘Air Canada’ dhe ‘Japan Airlines’.

Udhëtarët që hipin në një fluturim të ‘Lufthansa’ në të ardhmen e afërt nuk do të dëgjojnë më ‘Meine Damen und Herren’ ose ‘zonja dhe zotërinj’, tha për AFP duke cituar një zëdhënës të linjës ajrore. Në vend të kësaj, ata do të dëgjojnë ‘të ftuar të dashur’, ose ‘mirëmëngjes / mirëmbrëma’.

Për më tepër, udhëtarëve do t’u ofrohet një mundësi e tretë gjinore gjatë procesit të rezervimit, së bashku me ‘mashkull’ dhe ‘femër’.

Ndryshimi do të kryhet shkallë-shkallë në fluturimet e kompanisë ‘Lufthansa’ dhe degëve të saj. Kompania i tha AFP se ndryshimi është një përgjigje ndaj një ‘diskutimi që po zhvillohet me të drejtë në shoqëri’ mbi gjininë dhe erdhi nga dëshira ‘për të vlerësuar të gjithë mysafirët në bord’.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani