Marina Amerikane ka shkaktuar një tërmet në brigjet e Florida si pjesë e provave tronditëse për aeroplanmbajtësen e saj më të re, ‘USS Gerald R. Ford’.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi dridhjen me magnitudë 3.9 ballë të premten, pas provës së dytë të Marinës për ‘USS Gerald R. Ford’, një anije luftarake 13 miliardë dollarëshe. Shpërthimi u ndje i fuqishëm rreth 100 milje larg Plazhit Flagler të Floridas.
Provat tronditëse u zhvilluan muajin e kaluar për të provuar gatishmërinë luftarake të anijes, me raundin e parë që përdori rreth 18 ton eksplozi më 18 qershor. Marina e SHBA-së Navy ndau pamjet e shpërthimit të parë.
Zyrtarisht i porositur në vitin 2017, ‘USS Gerald R. Ford’ është aeroplanmbajtësja më e madh në botë, e para në një klasë të re anijesh që synon të zëvendësojë flotën në plakje të SHBA-së.
Pavarësisht statusit të saj si një nga anijet luftarake më të përparuara të Uashingtonit, anija shumë miliarda dollarëshe – anija luftarake më e shtrenjtë e ndërtuar ndonjëherë – ka parë një numër çështjesh dhe vonesash në jetën e saj të shkurtër.
Në 2019, më shumë se dy vjet pasi ishte porositur, nëntë nga ashensorët e armëve të anijes nuk ishin operacional – duke e lënë ekuipazhin të paaftë për të lëvizur ngarkesën deri në kuvertë.