Një 45-vjeçar është mbytur në Liqenin e Farkës në Tiranë.
Pas lajmërimit të familjarëve të viktimës janë lajmëruar polumbarët që po bëjnë kërkimin e trupit.
Viktima është personi me iniciale B.G., ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Në Liqenin e Farkës, nga deklarimet e para të marra nga familjarët dyshohet se është mbytur në liqen shtetasi B. H., rreth 45 vjeç. Është bërë njoftimi i polumbarëve për kërkimin e trupit të 45-vjeçarit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.”