Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 5,500 viktima të dyshuara të abuzimit seksual nga gjinekologu në Los Angeles do marrin 73 milionë dollarë pagesa


Një gjykatë amerikane ka miratuar zgjidhjen e një padie që urdhëron një pagesë miliona dollarëshe për gratë që pretendohet se janë abuzuar nga i njëjti gjinekolog. Mjeku akuzohet se ka përfituar nga më shumë se 5,500 paciente.

Dr. James Heaps, 64 vjeç, punoi në disa qendra mjekësore në Universitetin e Kalifornisë (UCLA) në Los Angeles për dekada dhe deri në pensionin e tij në vitin 2018, gjinekologu dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me gratë gjatë takimeve.

Heaps akuzohet për ngacmim të pacienteve, duke bërë komente të papërshtatshme gjatë ekzaminimeve, duke simuluar marrëdhënie seksuale gjatë procedurave të ultrazërit vaginal dhe duke zhveshur gratë pa pëlqim. Viktimat gjithashtu thanë se ai bëri takime tepër të shpeshta për disa prej tyre për të krijuar mundësi shtesë për abuzim, njoftoi CBSN Los Angeles.

Abuzimi daton që nga viti 1983, sugjerojnë pretendimet.

Edhe pasi një hetim zyrtar mbi sjelljen e dyshuar të mjekut nisi në universitet, ai thuhet se u lejua të vazhdonte me vizitat.

Pas arrestimit të Heaps në 2019, më shumë gra u shfaqën për të raportuar ngacmime të pretenduara seksuale. Sipas marrëveshjes që u arrit nga një gjykatës federal këtë javë, të gjitha viktimat e mundshme do të paguhen një kompensim automatik nga UCLA prej 2,500 secila. Ata që paraqiten me pretendime të mëtejshme specifike të abuzimit mund të kërkojnë deri në 250,000 dollarë.

Në një çështje të veçantë penale, mjeku, i cili mohon çdo keqbërje, po përballet me 21 akuza abuzimi nga shtatë gra. Nëse dënohet për të gjitha akuzat, ai përballet me më shumë se 67 vjet burg.