Vendosni fjalën kyçe....

Mediat në SHBA kapen gafil, përdorin pamje të tubimit proqeveritar në Kubë për të ilustruar trazirat në vend


Disa media perëndimore kanë përdorur nmënyrë të gabuar një foto që tregon një tubim proqeveritar në Kubë, duke e treguar atë si një protestë të opozitës, ndërsa CNN në vend të kësaj zgjodhi një pamje të një demonstrate në Miami.

Kapur nga fotografja e Associated Press, Eliana Aponte, gjatë një demonstrate në mbështetje të qeverisë në kryeqytetin kuban javën e shkuar, fotografia ka bërë xhiron në shtypin e mediave perëndimore ndërsa trazirat kanë mbërthyer vendin e Karaibeve.

Sidoqoftë, media të shumta e kanë përshkruar gabimisht pamjen si një ‘protestë antiqeveritare’, përfshirë Guardian, Fox News, Financial Times, Neë York Times, Washington Times dhe Voice of America, kjo e fundit e financuar nga qeveria e SHBA-së.

Gazetari i GrayZone Ben Norton dhe Alan MacLeod i MintPress News ishin ndër të parët që vunë në dukje gabimin, duke ndarë pamjet e shkëputura nga mediat në fjalë.

Të dy gazetarët theksuan flamujt kuqezi të ngritur nga demonstruesit në foto, të cilat lexonin “26 Julio”, një referencë për lëvizjen e 26 korrikut të Fidel Castros. Pamja e AP nuk është fotoja e vetme që paraqitet keq në mbulimin e mediave perëndimore. Në faqen e saj në Instagram,

CNN gjithashtu nënkuptoi fuqimisht se një foto tjetër që tregonte protestues kubanezë, me diçiturën “Mijëra kubanezë protestuan për mungesën e ushqimit dhe ilaçeve”. Pamja në fjalë u mor nga një fotograf i AFP dhe një kërkim përmes galerisë së fotove të agjencisë tregon që tubimi u mbajt në të vërtetë në Miami, Florida. CNN duket se ka hequr pjesën e parë të titullit AFP, që bënte të qartë që protesta ishte e bazuar në SHBA e jo Kubë.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani