Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle dhe Princi Harry dhurojnë pelena për nënat e pastreha


Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë dhuruar dhjetëra pako pelena për një organizatë jofitimprurëse që mbështet gratë shtatzëna të pastreha.

Ata organizuan që një sërë produktesh të “Pampers” të moshave të ndryshme të dorëzohen tek “Harvest Home” në Los Anxhelos.

Dorëzimi i pakove u bë me ndihmën e kompanisë “Procter & Gamble”, me të cilin çifti kanë rënë dakord për një partneritet shumë-vjeçar. Mendohet se kjo është iniciativa e parë që rezulton nga partneriteti që kur u njoftua në maj.

Organizata jofitimprurëse “Harvest Home” njoftoi dhurimin në “Instagram”, duke shkruar: “Paleta dhe paleta me pelena … ne jemi shumë mirënjohës!”

Më pas postimi zbulon se këto pelena arritën kohët e fundit nga Fondacionin Archewell, i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, dhe @proctergamble.

“Faleminderit që na ndihmuat të sigurohemi që nënat dhe foshnjat tona të kenë gjithçka që u nevojitet në shtëpitë tona!'”- përfundon postimi.

Harvest Home siguron menaxhim të rasteve, terapi, klasa prindërimi dhe më shumë ndihmë për gratë shtatzëna të pastreha që nuk kanë ku të drejtohen askund. Çdo vit, Harvest Home transformon jetën e deri në 30 grave dhe familjeve të tyre përmes programit të saj rezidencial.

Grupi aktualisht po fillon një shtëpi të dytë që do të ofrojë deri në 18 lagje banimi për nënat dhe foshnjat e tyre.