Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Gjykata Kushtetuese i dha 100% të drejtë Aleancës dhe Presidentit për Teatrin, SPAK-u të heqë dorë nga regjia rilindase


Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij, vendimi i gjykatës i dha të drejtë Aleancës për Teatrin Kombëtar si dhe 100% të drejtë Presidentit të Republikës në kërkesën e tij parimore dhe kushtetuese për Teatrin.

Ai i ka kërkuar SPAK-ut të heqë dorë nga “regjia rilindase”.

“Teatri buçet e kërkon drejtësi të vërtetë dhe jo drejtësi me regji!
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin i dha të drejtë Aleancës dhe Presidentit, SPAK hiq dorë nga regjia rilindase!

Aleanca për Teatrin triumfoi duke treguar fuqinë e pamatë që ka qytetaria, qëndresa, dija dhe dashuria për vendin.
U kurorëzua me sukses madhor një aksion shoqëror i jashtëzakonshëm, që nuk ka të dytë në pluralizmin tonë siç është aleanca për Teatrin.
Gjykata i dha 100% të drejtë Presidentit në kërkesën e tij parimore dhe kushtetuese për Teatrin.
Vendimi provoi se të gjitha kthimet e njëpasnjëshme të ligjit për Teatrin nga Presidenti ishin krejtësisht të drejta në mbrojtje të interesit më të mirë publik dhe në respekt të Kushtetutës dhe Ligjit.”
– shpreh Vasili.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, tani të gjithë e kuptojnë më mirë se kërkesat e Rilindjes për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta kanë vetëm një motiv: Të heqin pengesën në rrëmbimin e pronave publike.

“Tani të gjithë e kuptojnë më mirë se kërkesat e hajdutëve të rilindjes për të shkarkuar Presidentin kanë vetëm një motiv: largimin e një pengese në rrugën e tyre të rrëmbimit të pronave publike dhe dhurimin e tyre mafies dhe oligarkëve.
SPAK t’i japë fund funksionimit me regji, të lërë Estradën shëtitëse lart e poshtë vendit dhe të çojë përpara drejtësisë Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
Krimi i Teatrit është vetëm disa qindra metra larg SPAK-ut dhe bubullon në mes të Tiranës.
Teatri kërkon drejtësi të vërtetë dhe jo drejtësi me regji.”-
shkruan Vasili.