Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 42-vjeçarja në Rinas, goditi punonjësen e kompanisë ajrore pasi s’iu mundësua udhëtimi


Një 42-vjeçare është arrestuar në Rinas pasi akuzohet se ka goditur punonjësen e një kompanie ajrore.

Në pranga ka rënë shtetasja me iniciale Sh.K., e cila ka goditur punonjësen në fjalë pasi nuk i është mundësuar udhëtimi për në destinacionin e dëshiruar.

Njoftimi

“Goditi për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, arrestohet në flagrancë 42-vjeçarja.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” të shtetases Sh. K., 42 vjeçe. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një kompanie ajrore, pasi nuk i është mundësuar udhëtimi, për shkaqe që nuk vareshin nga punonjësja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”