Një magazinë është përfshirë nga flakët në Tiranë.
Magazina ndodhet në rrugën ‘Hamdi Pepa’ dhe është në pronësi të një personi me iniciale B.A.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia e zjarrfikëset. Sipas bluve, nga flakët nuk ka të dëmtuar po vetëm dëme materiale.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:55, në rrugën “Hamdi Pepa”, ka rënë zjarr në magazinën në pronësi të shtetasit B. A., ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.”