Vendosni fjalën kyçe....

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorit Maksim Sota


Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Sota kërkoi zëvendësimin e masës për arsye shëndetësore.

Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacionit “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”.

Ai akuzohet për shpërdorim detyra, ndërsa në kuadër të këtij operacioni u shkatërruan disa grupe kriminale, ku u arrestuan disa ish-zyrtarë policie, ndërsa u shpallën në kërkim edhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.