Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 3 persona pasi u konstatuan se kishin kryer ndërtime pa lejë në vijën bregdetare.
Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.
Edhe në Velipojë, gjatë një aksioni, policia ka arrestuar një pronar dhe dy punëtorë, të cilët janë kapur duke ndërtuar një Beach-bar pa leje në bregdetin e Velipojës.
Në pranga kanë rënë biznesmeni Artan Kodra dhe dy punëtorët Aleksandër Simoni dhe Xhovalin Sukaxhia.