Partia Demokratike ka shpallur listën me emrat që do jenë në Këshillin Kombëtar të kësaj force për 4 vitet e ardhshme.
Në listë janë emrat më të njohur të kësaj partie politike ku përveç deputetëve të sapozgjedhur dhe kryetarëve të bashkive deri në vitin 2019 janë edhe emrat e Bujar Nishanit, Fatbardh Kadillit dhe Agron Shehajt.
I përjashtuar nga ky forum është Arben Ristani që doli kundër Bashës në parti.
Dje u mblodh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që votoi për anëtarët e rinj të Këshillit.