Vendosni fjalën kyçe....

Personat që punuan me Kamala Harris u sëmurën nga stresi, përfunduan në terapi – Raporti i Politico


Pas një raporti që përshkruan zyrën e zv.presidentes së SHBA-së, Kamala Harris, si një vend pune ‘abuziv’, një histori e re sugjeron që gjendja e rëndë në zyrën e saj kthehet pas që në kohën kur ajo ishte në Kaliforni.

Një raport i fundit në ‘Politico’ e përshkroi zyrën e Harris si një vend ‘abuziv’, ‘paranojak’ për të punuar, ku shefja e kabinetit Tina Flournoy shpesh nxirrte zemërimin e saj ndaj stafit ndërsa Harris mbahet përgjegjëse për krijimin e atmosferës. Presidenti Biden, pretendonte raporti, ishte i shqetësuar për udhëheqjen e Harris.

“Njerëzit janë tejet të stresuar, aty është një mjedis abuziv.” – tha një person i brendshëm në stafin e zv.presidentes

“Nuk është një mjedis i shëndetshëm dhe njerëzit shpesh ndihen të keqtrajtuar. Nuk është një vend ku njerëzit ndihen të mbështetur, por një vend ku njerëzit ndihen të trajtuar si m*t.” – shtoi burimi.

Zyra e Harris minimizoi raportin, me këshilltaren Simone Sanders që i quajti burimet e Politico ‘frikacakë’ dhe duke pretenduar se kritikat ndaj Flournoy ishin të motivuara racisht.

Megjithatë pretendimet për mjedis abuziv shkojnë pas në kohënë kohën kur Kamala Harris ishte Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë dhe më pas senatore.

Të paktën 20 praktikantë që punuan në zyrat e Harris në Kaliforni erdhën te Barbara O’Connor, një profesoreshë e komunikimit në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, duke qarë për kushtet e punës nën Harris. O’Connor, raportoi ‘Insider’, ndihmoi në transferimin e rreth pesë prej tyre te punëdhënësit e tjerë.