Policia italiane ka arrestuar një nga dy autorët e e dyshuar të ngjarjes që ndodhi dje në Leçe të Italisë.
Paulin Meçaj është një prej personave që dyshohet se vranë ish-bankierin italian Giovanni Caramuscio, 69 vjeç.
Ngjarja ndodhi në Lequile të Leçes, ndërsa i moshuari ishte duke tërhequr para nga një bankomat në Lama. Bashkëshortja e tij, ndodhej në makinë teksa po ndodhte ngjarja.
Personi tjetër i përfshirë në ngjarje dyshohet se është vëllai i Paulinit por nuk është kapur ende. Autorët janë kapur nga kamerat e sigurisë së bankës që ndihmuan në identifikimin e tyre dhe po ashtu edhe dëshmia e gruas së viktimës, pavarësisht nga fakti se të dy i kishin fytyrat e tyre të mbuluara me maska.
Gjatë arratisjes, autorët lanë më shumë se një gjurmë të dobishme për identifikimin e tyre. Media italiane TGR ka publikuar gjithashtu edhe foton e autorit të vrasjes.