Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet bosi shqiptar i kokainës në Kolumbi, kishte lidhje me kontrollorët e trafikut ajror dhe e transportonte drogën me charter

Një shqiptar është arrestuar në Kolumbi, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me DEA. Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorët e tij kolumbianë.

Siç raporton noticiasrcn.com, i konsideruar si kapoja i veprimtarisë së grupit të drogës, shqiptari Agim Cerma i njohur dhe me nofkën ‘Jimmy’ ishte përgjegjës për koordinimin e logjistikës për të dërguar lëndën narkotike.

Funksioni i grupit të tij, sipas hetimit, ishte të merrnin para nga Evropa dhe të merrnin kokainë në Cauca, për t’i dërguar më vonë me fluturime çarter nga Aeroporti Ndërkombëtar i Alfonso Bonilla Aragón de Palmira.

Aktiviteti kriminal i kësaj organizate ishte shtrirë deri në pikën që të kishte marrëdhënie të ngushta me “Clan del Golfo” dhe disidentët e Farc, me të cilët ata morën drogë në dy zona të vendit. Po kështu, këta pesë persona kishin krijuar kontakte me kontrollorët e trafikut ajror dhe personelin e mbikëqyrjes aeronautike për të lejuar nisjen e këtyre fluturimeve.

Të arrestuarit e tjerë u identifikuan si Ëilliam Cruz Pérez, Pedro Antonio Penagos Londoño, Jairo Fernando Cardona López dhe Edëin Durlandy Montilla González. Gjatë operacionit, u kapën më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 2,000 milion pesos.