Vendosni fjalën kyçe....

Bolsonaro del nga spitali dhe rikthehet në punë: Vetëm Zoti mund të më heqë nga ajo karrige


Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka dalë nga spitali katër ditë pasi u shtrua me probleme serioze të zorrëve.

Bolsonaro i cili ishte 66 vjeç, kishte vuajtur nga lemza e vazhdueshme për 10 ditë. E siç duket kjo ishte shkaktuar nga problemet me zorrën.

Ka pasur shqetësime në lidhje me shëndetin e liderit të ekstremit të djathtë në Brazil, që kur ai u godit me thikë në zorrë ndërsa bënte fushatë në vitin 2018.

Bolsonaro u plagos rëndë dhe humbi 40% të gjakut. Që atëherë ai ka kryer disa operacione. Pas trajtimit për një pengesë në zorrë, e cila nuk kishte nevojë për operacion, ai premtoi të kthehej në zyrën e tij të hënën në mëngjes.

“Vetëm Zoti mund të më heqë nga ajo karrige.”- tha Bolsonaro kur u largua nga spitali, citon BBC.

“Doja të largohesha nga dita e parë, por ata nuk më lanë. Shpresoj që brenda 10 ditësh të ha brinjë në skarë, të ha çdo gjë.”- shtoi ai.

Bolsonaro hodhi gjithashtu poshtë akuzat e fundit për korrupsion kundër ish ministrit të tij të shëndetësisë, mbi negociatat për të blerë vaksina të koronavirusit.

Akuzat janë pjesë e një hetimi të madh të kongresit në përgjigjen e qeverisë braziliane ndaj pandemisë Covid-19.