Vendosni fjalën kyçe....

E lajmëroi Rama, Komiteti i Ekspertëve vendos lejimin e muzikës deri në orën 23:00


Komiteti i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orarit të lejimit të muzikës nga ora 22:00 që ka qenë deri sot në prej 23:00. Në mbledhjen e sotme u lanë në fuqi masat e tjera të marra lidhur me pandeminë.

Anëtarët e Komitetit të Ekspertëve u bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen masivisht për të ruajtur ritmet e ulëta të infeksioneve në vend. Zgjatja e orarit të lejuar të muzikës në lokale u lajmërua më herët nga kryeministri Rama.

Ajo vjen një ditë pas protestës së bizneseve në Vlorë që kërkuan zgjatjen e këtij orari.

“Komiteti i Ekspertëve duke pasur parasysh statistikat e numrat e fundit, rekomandin zgjatjen e orarit të muzikës nga ora 22:00 në orën 23:00 ndërsa masat e tjera vijojnë të mbeten në fuqi njësoj siç kanë qenë më parë, që janë vendosur në datën 1 korrik 2021. Rekomandojmë mbajtjen e maskave në mjedise të mbyllura, ruajtjen e distancës sociale dhe të marrim pjesë masivisht në procesin e vaksinimit.” – tha ndër të tjera zv.ministrja e Shëdetësisë, Rakacolli.